Protestuesit e shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë kanë nisur marshimin e tyre pas protestes te Ministria e Arsimit.
Të shumtë në numër, ata janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën e tyre kundër qeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.
Largimi i këtij të fundit mbetet kërkesa kryesore e protestuesve, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri.












