Franca rrezikon të përballet me Italinë pa kapitenin Kylian Mbappe. Sulmuesi i Real Madridit nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit përpara udhëtimit drejt Milanos, duke qëndruar nën kujdesin e fizioterapistëve për shkak të shqetësimeve fizike. Mediet franceze raportojnë për probleme në gjurin e tij, por edhe për një shqetësim në muskujt e pasmë të kofshës.
Përveç gjendjes fizike, në kampin francez flitet edhe për marrëdhënie jo të qeta mes Mbappe-së dhe trajnerit Zinedine Zidane. Pakënaqësitë dyshohet se nisën kur tekniku deklaroi se dëshironte ta aktivizonte sulmuesin në krahun e majtë, ndërsa Dembele-në në qendër. Mbappe nuk e kishte pritur mirë këtë ide, por Zidane ka konfirmuar se kapiteni do të rikthehet në pozicionin e tij natyral si qendërsulmues.
Tensione të tjera raportohen edhe për shkak të garës për Topin e Artë 2025, ku marrëdhëniet e Mbappe-së me disa bashkëlojtarë, veçanërisht me Dembele-në, thuhet se janë përkeqësuar.
Situata bëhet edhe më delikate për Francën për shkak të mungesave të Dembele-së dhe Marcus Thuram. Për këtë arsye, Zidane ka afruar në ekipin e parë talentin e PSG-së, Senny Mayulu, si një alternativë për repartin ofensiv.
Pavarësisht se ka shënuar 67 gola me fanellën e Francës, Mbappe nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e rrjetës kundër Italisë. Pjesëmarrja e tij në sfidën e “San Siros” mbetet në dyshim.
© SYRI.net
Aksident i frikshëm për portierin e Comos, përplaset me FerrariN në Nürburgring, fatmirësisht shpëton pa lëndime
Ismajli kritikon hapur filozofinë e Silvinhos: ‘Ai futboll nuk ekziston’, ja pse i përshtatet më shumë loja e Maranit
Maran zbulon çfarë ndryshoi pas ndeshjes me San Marinon: Finlandën e pret një Shqipëri me objektiva të qartëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: