Kandidati austriak për president, Günther Fehlinger-Jahn, në mbështetje të Marjana Koçekut

Günther Fehlinger-Jahn, i cili ka shpallur kandidimin për president të Austrisë, doli në mbështetje të deputetes së pavarur Marjana Koçeku dhe qëndrimit të saj se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Debati i saj me Vladimir Štimac, i lidhur me lëvizjen studentore serbe, u ndoq edhe nga ish-ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Përplasja nisi në rrjetin social X, pasi Štimac deklaroi se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë. Koçeku iu përgjigj publikisht, duke thënë se pretendimet territoriale ndaj Kosovës nuk përputhen me demokratizimin e Serbisë.

Të lidhura

None found

foto galeri

Deputetja argumentoi se ndryshimi në Serbi nuk mund të matet vetëm me largimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, nëse forcat e reja politike vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, Lista Studentore Serbe duhet të tregojë se po ndryshon realisht mendësinë dhe narrativën politike, duke u shkëputur nga nacionalizmi dhe pretendimet për territor.

foto galeri

Koçeku e cilësoi njohjen e Kosovës si pikënisjen e një qasjeje të re demokratike mes dy vendeve. Ajo kërkoi gjithashtu që të pranohet përgjegjësia për krimet e luftës në Kosovë, përfshirë vrasjet e civilëve, zhdukjen e personave dhe dhunën seksuale.

Ajo nënvizoi se duhen mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi. Në këtë kontekst, ngriti shqetësimin për pasivizimin administrativ të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Reagimi i Koçekut u shpërnda nga Romana Vlahutin, e cila e paraqiti si mesazh të brezit të ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.

Mbështetje shprehu edhe Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, i cili ka njoftuar se synon të kandidojë për president të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028.

Debati e riktheu në qendër të vëmendjes një çështje të ndjeshme rajonale: nëse lëvizjet e reja demokratike në Serbi do të ndryshojnë edhe politikën e Beogradit ndaj Kosovës, apo do të vijojnë qëndrimet tradicionale.

Koçeku këmbëngul se demokratizimi i Serbisë duhet të shoqërohet me ndryshim të qartë të politikës ndaj Kosovës, respektim të sovranitetit të saj dhe garantim të të drejtave të pakicave në të dy vendet.


Shtuar më 11.11.2026 16:29

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet