Mickoski kundërshton zgjedhjet e parakohshme: Do ta çonin vendin drejt falimentimit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë një mundësi, pasi do ta rrezikonin rëndë gjendjen financiare të vendit, ndërsa një proces i tillë nuk mbështetet as nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe nëse ZNAM-i, partia e drejtuar nga Maksim Dimitrievski, do të largohej nga koalicioni qeverisës, zgjedhjet nuk do të thirreshin, sepse shumica parlamentare do të ruhej edhe pa deputetët e kësaj force politike.

Këto ishin qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski gjatë një takimi me gazetarët, pas përplasjes publike mes VLEN-it dhe ZNAM-it lidhur me gjuhën në të cilën duhet të zhvillohet provimi i jurisprudencës. Dimitrievski kishte paralajmëruar se mund të largohej nga Qeveria nëse provimi do të organizohej edhe në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Mickoski bëri të ditur se këtë çështje e ka diskutuar me Dimitrievskin, por nuk sqaroi nëse kreu i ZNAM-it vijon të qëndrojë te kërcënimi për largim nga Qeveria.

Ndërkohë, pasditen e sotme pritet të zhvillohet një takim mes kryeministrit dhe bashkëkryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. Në këtë takim duhet të përcaktohen edhe emrat e disa zëvendësministrave të propozuar nga ky partner i koalicionit, duke përmbyllur kështu rikonstruimin e shkallës së dytë të Qeverisë.

“Për momentin kjo do të ishte e papërgjegjshme. Nga këndvështrimi politik, zgjedhjet e parakohshme mund të na leverdisin, por duhet ta shohim situatën në thelb: gjatë dy viteve të ardhshme duhet të sigurojmë pesë miliardë euro. Vetëm vitin e ardhshëm nevojiten 2.3 miliardë euro. Gjashtë muaj me një qeveri teknike do ta çonin vendin drejtpërdrejt në falimentim. Për më tepër, kjo qeveri teknike do të përballej me kulmin e dimrit më të ashpër në janar dhe, ndoshta pjesërisht, edhe në shkurt”, deklaroi Mickoski.


Shtuar më 11.11.2026 16:34

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet