Kamp restaurimi në Gjirokastër/ Nis analiza e gjendjes strukturore, mes tyre një banesë 200-vjeçare në lagjen Meçite Fotografi të Luftës së Parë Botërore, sjellë përmes objektivit të togerit dhe fotografit francez, Silhol janë ekspozuar në Shtëpinë e Flamurit në Korçë me rastin e 11 nëntorit, ditës së armëpushimit dhe simbolit të paqes.
“Cila ishte rruga që ndoqi një oficer francez në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore? Ai ishte gjithashtu fotograf. Mbërriti në Shqipëri në vitin 1917 dhe qëndroi në Korçë. Kishte në dispozicion një kompani transporti, përmes së cilës transportonte municione dhe furnizime në të gjithë territorin e Korçës, deri në zonat malore.
Ai udhëtoi deri në Pulçar, Pogradec, Maliq, Dars, në malet e Gramshit, madje edhe në Tomorr. Të gjitha këto fotografi janë të jashtëzakonshme, sepse nuk ka shumë pamje nga luftime. Ka fotografi të ushtarakëve, peizazheve, por edhe të popullsisë. Ai ishte interesuar veçanërisht për njerëzit, për shqiptarët dhe jetën e tyre”, tha Gregor Marchal, historian.
“Jam vërtet e lumtur që jam në Korçë. Ndodhemi në prag të ceremonisë së 11 Nëntorit, ceremoni e armëpushimit të luftës së parë botërore, që është simbol i paqes, jam e lumtur që sot celim këtë ekspozitë me foto të luftës së parë botërore. Dua të falënderoj Amanda Cicin, ministrinë e forcave të armatosura franceze për historianin Gregor Marshall”, deklaroi Catherine Suard, ambasadorja e Francës.
Ekspozita mbetet e hapur për të gjithë qytetarët, duke u ftuar ata të bëjnë një udhëtim në kohë përmes dritës dhe hijes së kujtesës historike.
Top Channel