Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që të hetojë pretendimet e tij mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet, që thotë se ka marrë nga Kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ja ka nisur kreut të grupit socialist, Taulant Balla.