LUSHNJE- Si asnjëherë më parë, salla e gjyqit u kthye në manifestim patriotik, ku dhjetëra qytetarë kërkuan te shfuqizohen aktet e qeverise e bashkise per muzeun hebraik ne qendren historike te Vlores.
Gjyqi në themel po zhvillohet ne Gjykatën Administrative të Lushnjës, ku 18 qytetarë nga Vlora, anëtarë të grupit nismëtar, kanë depozituar padine kunder Bashkia Vlorë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
“Është një qendër historike, ku kanë punuar themeluesit e shtetit të parë shqiptar. Kërkojmë që ndërhyrjet të largohen dhe vendi të kthehet në gjendjen e mëparshme, pasi nga sheshi ekzistues janë marrë rreth 500 metra katrorë. Nuk mund të ngresh historinë tënde mbi historinë time. Aty është historia e Shqipërisë dhe nuk mund të mbivendoset një muze hebraik. Jo aty. Kjo është kërkesa jonë e pare, tha nismëtari, Gëzim Zilja.
“Ne nuk jemi kundër muzeve, por ky muze nuk po ndërtohet në vendin e duhur. Ai bën karshillëk ndaj Muzeut Historik të Labërisë. Mund të gjendet një vend tjetër për ta ndërtuar”, tha nje tjeter protestues.
Gjatë seancës, pala e paditur ka kundërshtuar legjitimitetin e qytetarëve për të ngritur këtë padi. Sipas zyrtareve,18 personat që kanë paraqitur padinë nuk kanë legjitimitet.
Pas përfundimit të seancës, pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike, duke përsëritur kërkesën për mbrojtjen e identitetit historik të Vlorës.
Muzeu Hebraik financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me rreth 2.8 milionë dollarë. Punimet tashme jane nderprere pasi ne seancen e meparshme gjykata vendosi pezullimin e tyre deri ne shpallen e vendimit.







Komente
Komento