Osmani – Qeverisë: A ka më marre sesa ta krahasoni veten me qeverisjet e viteve 2014-2018

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjatë seancës së Kuvendit përmendën qeverisjet e mëparshme duke i kritikuar për korrupsion dhe çështje të tjera.

Osmani ka thënë se pushteti aktual nuk duhet ta krahasojë veten me qeveritë e viteve 2014-2018, por me punën e tij ndër vite, pasi ky ishte standardi që kishte premtuar.

“A ka më marre sesa ju ta krahasoni veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasohuni me vetveten ky ka qenë standardi që e keni premtuar. Krahasojeni veten me vetveten tuaj të vitit  paraprak. Dhe për këtë shërben raporti i Komisionit Evropian”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dëshmon se Kosova nuk ka shënuar përparimin e nevojshëm në fusha thelbësore për jetën e qytetarëve.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, Osmani ka theksuar se raporti evidenton ndikimin politik, i cili, sipas saj, vazhdon të jetë pengesë serioze për paanshmërinë e këtij sistemi.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika