Një koleksion fotografish historike, të realizuara më shumë se një shekull më parë, është prezantuar në Korçë, duke sjellë dëshmi nga periudha e Luftës së Parë Botërore.

Në kujtim të 11 nëntorit 1918, ditës së armëpushimit, u çel në Korçë një ekspozitë e veçantë, me fotografi të realizuara nga togeri francez Silhol, gjatë shërbimit të tij në Shqipëri.

Ato dokumentojnë jo vetëm aktivitetin e trupave franceze por dhe peizazhet, fshatrat dhe banorët e juglindjes.

Historiani francez Gregor Marchal, solli detaje nga udhëtimet e oficerit Silhol në disa prej zonave të Korçës, Pogradecit, Maliqit dhe Gramshit.

Sipas historianit Marchal, fotografitë kanë vlera të veçanta historike, pasi pasqyrojnë interesin e oficerit francez për popullsinë shqiptare dhe jetën e saj në atë periudhë.

Ndërsa ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, vleresoi ekspozitën si një mundësi për të kujtuar lidhjet historike mes Francës dhe Shqipërisë.

"Jam vërtet e lumtur që jam në Korçë. Ndodhemi në prag të ceremonisë së 11 Nëntorit, ceremoni e armëpushimit të luftës së parë botërore, që është simbol i paqes.

Fotot që u ekspozuan në Korçë janë pjesë e koleksionit të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës.