Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mohuar pretendimet për bojkot nga ana e opozitës në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se përfaqësuesit e PD kanë qenë të pranishëm në cdo mbledhje të thirrur. ‘Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm. Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore’ Bardhi nënvizoi se Reforma Zgjedhore nuk duhet të mbetet një proces formal, por të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.