Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në gjykatë.
Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.
Ai ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin prokurori e ka paraqitur si provë, nuk e lidh atë me grabitjen.
I dyshuari ka mohuar përfshirjen në ngjarje, megjithatë nuk e ka bindur Gjykatën, e cila e ka lënë në burg.

