AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli i Posaçëm rikthen në burg Oltion Bistrin dhe i konfiskon pasuritë

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon pjesërisht vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, duke e shpallur atë fajtor për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave me një dënim prej 7.4 vjet burg. Apeli vendosi gjithashtu të konfiskojë pasuritë e tij.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për ish-kreun e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, Oltion Bistri, duke e shpallur atë fajtor edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Bistri u dënua me 11 vjet burg për të dy akuzat, dënim i cili reduktohet në 7 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Apeli vendosi gjithashtu të konfiskojë të gjitha pasuritë e Bistrit të sekuestruara gjatë hetimit paraprak.

Vendimi për dosjen e njohur si “Metamorfoza” u shpall të mërkurën nga kryesuesi i trupit gjykues në Apelin e Posaçëm, Dhimitër Lara. Në fuqi u lanë dënimet e shkallës së parë për të pandehurit Behar Brajoviç me 8 vjet e 8 muaj burgim; Edmond Prekës me 7 vjet heqje, Astmer Bilalit me 5 vjet e 8 muaj burgim dhe Xhevahir Litës me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Apeli vendosi gjithashtu të lërë në fuqi dënimin e Oltion Bistrit me 2 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Ndërkohë, u ndryshua vendimi i shkallës së parë për dy veprat penale për të cilat akuzohej Bistri, duke e dënuar atë me 5 vjet burgim për korrupsion pasiv dhe 7 vjet burg për pastrim parash. Në bashkim të tre dënimeve, Bistri do të vuajë 7 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konfiskojë pasuritë e Bistrit të sekuestruara gjatë hetimit paraprak, dy apartamente me sipërfaqe 400 m2 secili dhe një apartament tjetër me sipërfaqe 110 m2; si dhe dy njësi me sipërfaqe 125 m2 dhe 95 m2. Po ashtu, u vendos konfiskimi i 1.3 milionë eurove likujditete.

Gjykata e Posaçme vendosi një vit më parë shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Bistrit, me argumentin se e kishte shlyer dënimin me 2 vjet burg. Ai u lirua më 18 nëntor 2025, por pas vendimit të dhënë nga Apeli Posaçëm, do t’ë duhet të vuajë edhe 5 vjet e 4 muaj burgim.

Një investigim i mëparshëm i BIRN sbuloi se vetëm një muaj pas arrestimit të Bistrit, me miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të SPAK-ut, pasuritë e tij i shpëtuan skuestros. Shoqëria “Arlis Ndërtim” rimori në pronësi pesë apartamentetne sekuestruara duke paguar vetëm vlerën historike, përmes një serie aktesh revokimi që u legjitimuan nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

Oltian Bistri u arrestua në korriktë vitit 2023 së bashku me të pandehurin Pëllumb Gjoka, i cili ka fituar dhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria “Rama”, ish-zyrtarin tjetër të policisë Ardit Hasanbega dhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Operacioni u zbatua me bashkëpunim me Europol, Eurojust, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze.

Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa zyrtarët u akuzuan për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionari policisë Ardit Hasanbegaj u gjykuan veçmas. Gjoka u gjet fajtor për sigurim të kushteve për vrasjen e dy personave dhe u dënua me 6 vjet, ndërsa Hasanbegaj me 5 vjet heqje lirie.

 

Etiketa: Behar BrajovicDhimitër LaraGjykata e Posaçme e ApelitMetamorfozaOltion BistriPëllumb GjokaXhevahir Lita
Tjetri
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi kërkon 461 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2027-ës

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi kërkon 461 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2027-ës

14:22 | 11/11/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli i Posaçëm rikthen në burg Oltion Bistrin dhe i konfiskon pasuritë

14:09 | 11/11/2026
Drejtori i IT-së së Policisë së Shtetit nën akuzë për kopjimin e paligjshëm të bazës së të dhënave të TIMS

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

08:39 | 11/11/2026
SPAK kërkon gjykimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhje

Strasburgu gjen shkelje në paraburgimin e zgjatur të Fredi Belerit

16:28 | 10/11/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për pushimin e çështjes së sterilizimit

16:16 | 10/11/2026
klgj kuvend buxheti

KLGJ kërkon fonde shtesë, por përballet me kritika në Kuvend

16:09 | 10/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.