AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi kërkon 461 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2027-ës

Kuvendi i Shqipërisë kërkon një buxhet më të lartë nga ai i parashikuar nga Ministria e Financave për nevojat e institucionit për vitin 2027.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
13 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit
Parlamenti i Shqipërisë. Foto: Kuvendi i Shqipërisë Facebook.

Në kërkesën e argumentuar të dorëzuar të mërkurën në mbledhjen e Byrosë , Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, argumenton se institucionit i nevojiten rreth 461 milionë lekë më shumë se tavani i parashikuar nga qeveria.

Në projekt buxhetin e dorëzuar nga qeveria parashikohet afro 1.96 miliardë lekë buxhet, një shifër kjo që sipas raportit të Kuvendit është edhe më e ulët se tavani buxhetor i vitit 2026 dhe nuk mbulon plotësisht nevojat për shpenzime operative, paga, sigurimet shoqërore dhe investimet kapitale.

Për shpenzimet operative, administrata evidenton një mungesë prej rreth 207 milionë lekësh, ndërsa për pagat dhe sigurimet shoqërore kërkon afro 89 milionë lekë shtesë. Nevojat për investime kapitale janë gjithashtu të konsiderueshme, pasi projekt buxheti ka marrë në konsideratë vetëm një pjesë të projekteve të paraqitura nga Kuvendi.

Fondet do të përdoren sipas arsyetimit për ndryshimin e strukturës organizative të institucionit duke shtuar 10 pozicione pune që e çojnë numrin e përgjithshëm të punonjësve në 499.

Tetë pozicione të reja parashikohen për këshilltarë parlamentarë në komisionet e përhershme, ndërsa dy të tjerat për shërbimet mbështetëse. Kërkesa argumentohet me rritjen e numrit të komisioneve parlamentare dhe ngarkesën e tyre në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve të tjera.

Ndryshimi kryesor strukturor lidhet me riorganizimin e Shërbimit të Monitorimit Institucional, i cili është pjesë e Shërbimit të Përgjithshëm Legjislativ dhe Monitorimit Institucional. Administrata e Kuvendit argumenton se shtrirja e gjerë e funksioneve të këtij shërbimi dhe rëndësia e kontrollit parlamentar mbi institucionet kërkojnë një organizim më të specializuar.

Në strukturën e re, monitorimi institucional parashikohet të ndahet në katër njësi: Monitorimi i Drejtësisë, Monitorimi i Institucioneve të Pavarura, Monitorimi i Ekzekutivit dhe Agjencive Ekzekutive, si dhe Njësia e Nismave dhe Peticioneve.

Paralelisht me zgjerimin e kapaciteteve profesionale, Kuvendi kërkon fonde shtesë për angazhimin e ekspertëve të jashtëm në komisionet parlamentare. Sipas relacionit, fondet e parashikuara për vitin 2027 janë të pamjaftueshme, duke përsëritur problematikën e hasur edhe gjatë vitit 2026, kur institucioni iu drejtua disa herë Ministrisë së Financave për financim shtesë.

Një prej kërkesave konkrete është ajo e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që ka kërkuar 25 milionë lekë për angazhimin e 26 ekspertëve. Kjo shumë nuk përfshin nevojat e komisioneve të tjera parlamentare që mund të ngrihen gjatë vitit.

Përveç ekspertizës, administrata kërkon më shumë fonde për dietat e deputetëve, aktivitetet e komisioneve, çështjet europiane dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë ndërkombëtare. Në programin administrativ, mungesat lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e godinave, sigurimin e ambienteve, përfshirë Qendrën e re të Vizitorëve, si dhe shpenzimet e transportit.

Një pjesë e rëndësishme e kërkesave shtesë lidhet me investimet teknologjike, që konsistojnë në blerje të licencave të Microsoft 365 E5, mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe integrimin e inteligjencës artificiale në sistemin e gjurmimit legjislativ, digjitalizimin e arkivës institucionale etj..

Ambicia për të ngritur një ‘Media Hub’ po ashtu është pjesë e kërkesës për buxhet pasi ka kaluar fazën e projektimit, për të cilin kërkohet 40.7 milionë lekë për ta vënë në funksion. 

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi kërkon 461 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2027-ës

14:22 | 11/11/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli i Posaçëm rikthen në burg Oltion Bistrin dhe i konfiskon pasuritë

14:09 | 11/11/2026
Drejtori i IT-së së Policisë së Shtetit nën akuzë për kopjimin e paligjshëm të bazës së të dhënave të TIMS

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

08:39 | 11/11/2026
SPAK kërkon gjykimin e Fredi Belerit për korrupsion në zgjedhje

Strasburgu gjen shkelje në paraburgimin e zgjatur të Fredi Belerit

16:28 | 10/11/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për pushimin e çështjes së sterilizimit

16:16 | 10/11/2026
klgj kuvend buxheti

KLGJ kërkon fonde shtesë, por përballet me kritika në Kuvend

16:09 | 10/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.