Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikë
Emocionet kuqezi kanë nisur të ndihen për superndeshjen Shqipëri-Finlandën e vlefshme për grupin C1 të Ligës së Kombeve. Pas humbjes 2-1 në Helsinki, kuqezinjtë e kanë të qartë se jo vetëm duhet të marrin hak për këtë sfidë por 3 pikë këtë herë vlejnë shumë më shumë.. është një ndeshje që do te vendosi për kreun e grupit, objektivi kryesor që kuqezinjtë kanë. Përballë Finlandës , ekipi i Rolando Maran e ka të qartë se detyra do te jetë e vështirë por jo e pamundur.
Edhe pse historikun e përballjeve direkte e kanë kundër, ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin. Ndeshja e fundit u luajt në 3 tetor të këtij viti, aty ku Shqipëria u mund 2-1 nga finlandezët dhe golin e vetëm e shënoi Rei Manaj. Në 8 përballje që Shqipëria ka me Finlandën, numëron vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, statistika që rëndojnë dhe më shumë presionin në kampin kuqezi.
Fitorja e fundit e përfaqësueses shqiptare është në 1980,sfidë e vlefshme për kualifikueset e botërorit, ku kuqezinjtë fituan 2-1 në stadiumin Qemal Stafa i atëhershëm. Megjithatë këto të dhëna tashmë i përkasin vetëm letrave.
Në 12 nëntor, kuqezinjtë e Maran nuk kanë çfarë të humbin. E dine se përpara ka një kundërshtar të vështirë, por do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm për të marrë 3 pikë.
UEFA Nations League, Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës
Manchester United në bisedime me Pochettino-n për zëvendësimin e Carrick
Rikuperimi në rrugën e duhur, trajneri Vincent Kompany rikthehet në qendrën stërvitore të Bayern Munich
- 14:25 Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë në klipin e ri “Ya Hit”
- 14:24 Deklarata e pazakontë e Trump për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi me një shpejtësi të madhe avionin luftarak
- 14:11 Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin
- 14:00 Pas Italisë, kërcënime me bomba përmes e-maileve edhe në shkollat e Irlandës së Veriut dhe Skocisë
- 13:57 Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
- 13:49 Shehu: Raporti i BE-së konfirmon progresin e Shqipërisë, dhuna nuk mund ta zëvendësojë dialogun demokratik