Pacienti te Sanatoriumi nuk lëviz dot nga shtrati, por as krevati nuk i ofron kushtet minimale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2026, 14:15

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në të cilat po qëndron një i afërm i tij, i shtruar në Sanatorium.

Në mesazhin e dërguar në redaksi, familjari shprehet se kushtet janë skandaloze, ndërsa shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të gjendjes shëndetësore të pacientit. Sipas tij, diagnoza nuk e lejon të sëmurin të lëvizë fare, çka do të thotë se krevati ku qëndron është thelbësor për kujdesin dhe rehatinë e tij gjatë trajtimit.

Por, siç shihet edhe në videon e dërguar nga familjari, gjendja e krevatit lë shumë për të dëshiruar. Dysheku është i amortizuar, ndërsa sipër tij janë vendosur disa shtresa të vjetra njëra mbi tjetrën, në një përpjekje për të krijuar kushte më të përshtatshme për pacientin.

Familjari ngre shqetësimin se si mund të mbahet një pacient në kushte të tilla, veçanërisht kur bëhet fjalë për një person që, për arsye shëndetësore, nuk mund të lëvizë dhe duhet të qëndrojë vazhdimisht në shtrat.

Përtej trajtimit mjekësor, kushtet bazë të higjienës, pastërtisë dhe komoditetit janë pjesë e rëndësishme e kujdesit që duhet t'u ofrohet pacientëve në institucionet shëndetësore.

Familjari kërkon që ky shqetësim të marrë vëmendjen e drejtuesve të Sanatoriumit dhe institucioneve përgjegjëse, me shpresën se do të merren masa për përmirësimin e kushteve dhe zëvendësimin e dyshekut të amortizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit