Deputeti i PD-së Ivi Kaso, i ftuar në emisionin Minuta e parë, u pyet në lidhje me faktin nëse Partia Demokratike do e pranonte kandidaturën e Florian Binajt.
Kaso u shpreh se përtej emrit, i rëndësishëm është procesi.
Ivi Kaso bëri thirrje ndaj gjitha forcave opozitare, që të bashkohen dhe nga një proces transparent të dilet me një emër të përbashkët.
Ivi Kaso: E kam dëgjuar deklaratën e z Binaj, që ishte kandidat i dakordësuar nga opozita, kur flitej për zgjedhje të parakohshme, që nuk u mbajtën në atë moment fatkeqësisht, sepse z Binaj ishte përpara në sondazhe dhe do të fitonte kryeqytetin. Unë sot nuk di të them se a do mbështetet Binaj, a do mbështetet Alimehmeti apo person tjetër.
E rëndësishme për mua dhe për PD sot është procesi. Pra, që palët opozitare të përfshihen në një proces, të bëhen bashkë, shkojmë me mendje të hapur, duke bashkëpunuar në një proces, që na çon në një kandidat, që mund të fitojë sa më shumë vota. Bëhet procesi dhe pastaj dilet me emër.
