Katër përballje, zero gola! Cristiano Ronaldo nuk e gjeti kurrë rrjetën ndaj Shqipërisë
Cristiano Ronaldo ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, duke mbyllur një kapitull historik që zgjati plot 23 vite.
Ylli portugez, i cili ka regjistruar 234 paraqitje dhe 146 gola me fanellën e kombëtares, ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.
Por mes statistikave të shumta të karrierës së tij gjendet edhe një kuriozitet që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.
Cristiano Ronaldo është përballur katër herë me Kombëtaren shqiptare, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol!
Përballja e parë daton më 11 tetor 2003, në një ndeshje miqësore që Portugalia e fitoi me rezultatin 5-3.
Më pas, dy përfaqësueset u takuan në kualifikueset e Botërorit 2010, më 15 tetor 2008 (0-0) dhe më 6 qershor 2009, kur Portugalia fitoi 2-1 në Tiranë.
Takimi i fundit mes tyre u zhvillua më 7 shtator 2015, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2016, ku Portugalia triumfoi 1-0 në Elbasan.
Në të katërta këto përballje, Ronaldo nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Një statistikë interesante për futbollin shqiptar, që e rendit Shqipërinë mes kundërshtarëve ndaj të cilëve një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë nuk arriti të shënonte, pavarësisht përballjeve të shumta.




