Vendosni fjalën kyçe....

Apeli dënon me 7.4 vite burg ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri


Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme. Kjo e fundit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke e dënuar ish-zyrtarin e lartë erdhe për pastrim parash e korrupsion. Bistri ishte pjesë e dosjes “Metamorfoza” ndërsa vendimi i sotëm sekuestron edhe rreth 1 milion euro pasuri , 3 apartamente e 2 biznese që ishin sekuestruar më herët.

Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik 2023 dhe pas dënimit me 2 vite burg qëndroi në qeli deri më 18 nëntor 2025.

Ish-kreu i Operacionales u akuzua asokohe si informator i Pëllumb Gjokës ndërsa komunikimet e tyre zhvilloheshin në aplikacionin SkyECC. Gjoka merrte vesh prej Bistrit çdo takim e kontroll, madje mësonte edhe efektivët të heshtnin për bizneset e tij.

Ndërkohë për Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin janë lënë në fuqi dënimet e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme. Ish-prokurori Xhevahir Lita u dënua me 5 vite burgim që me gjykim të shkurtuar zbriti në 3.4 vite.

Ai u lirua njëkohësisht me Bistrin për shkak të shlyerjes së dënimit në paraburgim. Edmond Preka u dënua me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbriti në 7 vite, burg i sigurisë së lartë, Behar Brajovic (Bajri) me 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbriti në 8.8 vite kurse Astmer Bilali me 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim të shkurtuar.