Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pasi morën të njëjtin mesazh kërcënues për vendosje bombe, bëri të ditur ministri i Arsimit. Ky alarm sigurie vjen në një kohë kur në Evropë shtohen shqetësimet lidhur me të ashtuquajturat kërcënime të "luftës hibride", të cilat kanë vënë në shënjestër supermarkete, banka gjaku, trafikun ajror dhe stacione televizive.