Këtë fundjavë, në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut zhvillohet eventi UFC-334 në artet marciale mikse. Ai përfshin dy duele për titull kampion bote, që priten me interes të madh. Në peshën e rëndë, kampion në fuqi është francezi Ciryl Gane.
Ai përballet me amerikanin e pamposhtur Josh Hokit, me 10 fitore dhe asnjë humbje në kafaz. Për Gane, me 14 fitore, 2 humbje dhe 1 duel pa rezultat, kjo është hera e parë që mbron titullin kampion. Ai ishte kampion i përkohshëm kur mundi Pereira në qershor, ndërsa në shtator u shpall kampion i këtij divizioni.
Në kategorinë e femrave, sfida për titullin e peshës “bantamweight”, pesha 62 kilogramë, është mes kampiones në fuqi, amerikanes Kayla Harrison, dhe ikonës braziliane Amanda Nunes. Nunes, me 23 fitore e 5 humbje, rikthehet në kafaz pas 3 vitesh mungese, për të rimarrë titullin që e la pasi u tërhoq. Për Harrison, me 19 fitore e 1 humbje, kjo është hera e parë që mbron titullin e fituar në qershor 2025.
