Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim ish-shefin e Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistri, të cilin e gjeti fajtor për korrupsion e pastrim parash.
Bistri u arrestua në 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa rifitoi lirinë në nëntor të 2025, pasi u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burgim vetëm për akuzën e nxjerrjes së të dhënave sekrete. Bistri duhet të rikthehet në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Për të pandehurit e tjerë u la në fuqi vendimi I shkallës së parë. Edmond Preka u dënua 7 vite burg, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, Behar Brajoviç me 8 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish prokurori Xhevahir Lita me 3 vite e 4 muaj.
