KOK-u paralajmëron se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” mund të mos mbahen në Kosovë

Komiteti Olimpik i Kosovës vlerëson se mbetet rreziku që vendi të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Muajin e kaluar, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ngriti shqetësimin për mundësinë e humbjes së aktivitetit dhe publikoi një letër të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku përmendeshin vonesat në përmbushjen e detyrimeve. Në letër thuhej se Kosova nuk kishte përfunduar procedurat për garancitë bankare: njëra duhej të kryhej në janar të këtij viti, ndërsa tjetra në qershor.

Të lidhura

None found

Pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut të mërkurën, u bë e ditur se organizimi i Lojërave Mesdhetare në Prishtinë vazhdon të jetë në rrezik. Sipas vendimit të Bordit, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet në Athinë një takim me ICMG. Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare (OCMG) do të përfaqësohet nga dy përfaqësues të Qeverisë, dy të Komunës dhe dy të KOK-ut. Në vendim thuhet se “ende ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”.

Lojërat Mesdhetare konsiderohen ndër ngjarjet më të mëdha sportive që i janë besuar Kosovës. Për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për këtë aktivitet shumësportësh, Qeveria është zotuar të ndajë rreth 250 milionë euro.


Shtuar më 11.11.2026 13:01

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet