I ndodhur në Dulbin për një vizitë zyrtare, në kuadër diskutimeve për integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Rama është përballur me një refren tashmë që dëgjohet prej mbi 160 ditësh.
“Rama jep dorëheqjen! Rama ik! Shqipëria nuk është në shitje”, janë thirrjet që disa qytetarë shqiptarë i drejtuan kryeministrit, teksa zbriste nga automjeti që e shoqëronte.
Qytetarë e studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, si kushtin e vetëm që mund të ndalë protestat e nisura në Shqipëri.
Sot, do të mbahet protesta e radhës para Ministrisë së Arsimit. Më pas, qytetarë e studentë do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.












