Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, më 11 nëntor, në orën 14:00.

Sipas vendimit të Bordit, nafta (gazoili) do të tregtohet me jo më shumë se 205 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 193 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë me jo më shumë se 164 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është përcaktuar në 152 lekë për litër.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e hidrokarbureve.

Në njoftimin zyrtar, Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast të konstatimit të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  11 Nëntor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  193 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.