Mijëra nga biletat e shitura për duelin Fury-Joshua kanë prekur çmime stratosferike, ja shumat marramendëse

11 Nëntor 2026
12:43
Telesport
back button

Biletat për ndeshjen shumë të pritur mes boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua janë shitur të gjitha, por ajo që bie në sy janë çmimet e paguara nga fansat e boksit për këtë përballje të madhe.

Disa nga vendet e zakonshme më të shtrenjta kanë kushtuar 13,128 stërlina. “Ticketmaster” sqaroi se kjo shifër nuk përfshin paketat VIP, akomodimin në hotel apo udhëtimin, si dhe çmimet për grupe apo kategori të veçanta.

Pra, bëhet fjalë vetëm për biletën e staadiumit. Biletat për këtë duel, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Principality” në Cardiff më 11 dhjetor, dolën në shitje në mes të tetorit dhe u shitën në pak orë.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz u rreshtuan në radhë me shpresën për të siguruar një biletë për këtë përballje mes dy britanikëve. Vendet më të lira kushtonin 88,50 stërlina, ndërsa disa vende të vendosura në fushë varionin nga 700 £ deri në 900 £. Ndërkohë, në platformën ‘StubHub’ janë shfaqur bileta për vende pranë ringut me çmime që kalojnë 8,000 stërlina.

Duke qenë se disa bileta kushtojnë mbi 13,000 stërlina, kjo do të thotë se dueli do t’i kalojë disa nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë për sa i përket çmimit nominal të biletave, përfshirë këtu edhe finalen e Kupës së Botës FIFA 2026.

Disa bileta të kategorisë së lartë për një ndeshje të madhe të Kupës së Botës, si ajo mes Spanjës dhe Argjentinës, ishin nxjerrë në shitje për 8,333 stërlina.

Për krahasim, biletat për duelin e bujshëm të vitit 2015 mes Floyd Mayëeather-it dhe Manny Pacquiao u shitën të gjitha brenda një minute, ku vendet më të shtrenjta kushtonin 4,982 stërlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit