Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Babai groposi të gjallë foshnjën brenda një kafazi qeni; 11-muajshja në SHBA u shpëtua mrekullisht pasi dëgjuan qarat

timoni.al by timoni.al
November 11, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Babai groposi të gjallë foshnjën brenda një kafazi qeni; 11-muajshja në SHBA u shpëtua mrekullisht pasi dëgjuan qarat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një foshnjë 11 muajsh, i identifikuar si Koah Sharpe, u gjet i gjallë në qarkun Lexington të Karolinës së Jugut pas më shumë se 24 orësh kërkimesh intensive. Sipas autoriteteve, ai ishte groposur brenda një kafazi qeni, i mbështjellë me një peshqir, dhe kishte qëndruar rreth një ditë nën dhe. Sherifi i qarkut Lexington, Jay Koon, tha se peshqiri mund të ketë krijuar një hapësirë ajri që i mundësoi foshnjës të mbijetonte. Gjatë konferencës për media sherifi deklaroi: “E gjetëm të voglin Koah, 11 muajsh, të groposur të gjallë, duke luftuar për jetën dhe duke qarë. Ishte tingulli më i bukur që mund të dëgjonim.”

Hetimet tregojnë se foshnja ishte nën kujdesin e gjyshes, Patricia Comer, kur babai i tij, 25-vjeçari Michael Comer, mbërriti të hënën dhe mori fëmijën me vete për të kryer një detyrë, ndërsa pritej që të vinte një person tjetër për ta mbajtur. Kur kujdestari tjetër mbërriti, as babai dhe as foshnja nuk ishin më aty, dhe familjarët njoftuan policinë për zhdukjen. Michael Comer u lokalizua të hënën në mbrëmje në një ndërtesë ndihmëse në zonën Batesburg-Leesville dhe u arrestua fillimisht për akuza që lidhen me vjedhjen me thyerje dhe rezistencën ndaj arrestimit, por foshnja nuk ishte me të.

Rreth 100 efektivë dhe pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit u angazhuan në operacion. Grupi i kërkimit kontrolloi një zonë pyjore rreth 45 metra larg banesës së Michael Comer dhe vuri re shenja të trazimit të tokës. Kur nisën të kontrollonin dheun, dëgjuan të qarat e foshnjës; menjëherë nisën gërmimet, nxorën Koah-un nga kafazi dhe e transportuan me urgjencë në spital. Autoritetet thonë se ai kishte qëndruar i groposur rreth 24 orë.

Hetuesit po provojnë të zbardhin motivet. Nëna e foshnjës dhe Michael Comer nuk kanë lidhje tashmë, dhe familjarët kanë ngritur dyshime se xhelozia mund të ketë qenë faktor. Gjyshja deklaroi shqetësim për gjendjen e shëndetit mendor të të birit. Autoritetet po bashkëpunojnë me prokurorinë për të përcaktuar akuzat e tjera që mund t’i ngrihen 25-vjeçarit. Koah po merr trajtim në spital dhe autoritetet shpresojnë që ai të rikuperohet plotësisht.

Previous Post

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë për një vend parkimi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al