E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Në lidhje me partnerin 40 vite më të ri, Cher: Burrat e moshës sime kanë vdekur të gjithë

Këngëtarja e famshme Cher, tashmë 80 vjeçe, ka zbuluar me humor pse preferon të lidhet me meshkuj shumë më të rinj se vetja.

Në një intervistë në emisionin e Jennifer Hudson, ajo u shpreh se burrat e moshës së saj kanë vdekur, ndërsa më të rinjtë nuk kanë frikë t’i afrohen.

“Arsyeja pse jam lidhur me burra të rinj është se burrat e moshës tani kanë vdekur të gjithë”, tha Cher, duke shkaktuar të qeshura.

Artistja është në një lidhje me producentin muzikor Alexander “A.E.” Edwards, 40 vjeç, me të cilin ka një diferencë moshe prej më shumë se 40 vitesh.

Reklamë

Cher ka theksuar vazhdimisht se nuk ka nevojë për një burrë për të qenë e lumtur dhe se partnerët i zgjedh thjesht sepse i pëlqejnë.

Lidhja me Alexander Edwards nuk është marrëdhënia e parë e Cher me një partner më të ri në moshë. Gjatë viteve, ajo është përfolur edhe për lidhje me aktorët Tom Cruise dhe Val Kilmer, të cilët ishin rreth 10 vjet më të rinj se ajo. Ndërkohë, bashkëshorti i saj i parë, Sonny Bono, ishte 11 vjet më i madh se këngëtarja.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.