Taulant Balla i ka bërë sërish thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin e jetës parlamentare dhe të kthehet në komisionin e Reformës Zgjedhore. Qartazi, ai shprehu se nuk do të ketë zgjatje afati dhe reforma do të miratohet vetëm me votat e socialistëve nëse opozita nuk reflekton.
Balla theksoi se ligji për financimin e partive duhet të miratohet brenda Krishtlindjeve.
Ndryshimin e qasjes së opozitës e kërkoi edhe për seancën e ardhshme të Kuvendit ku do të jetë në fokus buxheti i shtetit.
“Prej një muaji PD ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe ftesa ime për ta është të ndërpresin bojkotin. I bëj thirrje PD dhe të tjerave që ishin sot në Konferencën e Kryetarëve, të reflektojnë. Rasti më i parë është seanca e javës së ardhshme e buxhetit të shtetit. Nuk ka moment më të rëndësishëm. Besoj që buxheti më i madh në histori, mbi 10 mld euro, e meriton për të qenë aty. Ulja e TVSH-së do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet e çdo familjeje. Data 30 nëntor është afati i fundit i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Grupi i PS s’mund të mbështesë zgjatjen e afatit. Konsensusi është 84 vota, ne e kemi dhe do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme nëse PD nuk vjen. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE smund ta mbajë peng askush.
Unë ende shpresoj që deri më 30 nëntor do të ketë një reflektim nga PD, por ligji i financimit të partive politike, duhet të miratohet me çdo kusht brenda Krishtlindjeve të këtij viti. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet”, tha Balla.
Lajm në përditësim...




Komente
Komento