Nicolo Zaniolo, për shkak të dëmtimeve, zgjedhjeve teknike dhe çështjeve “karakteriale”, nuk e ka veshur fanellën e kombëtares italiane që nga 24 marsi 2024, në miqësoren ndaj Ekuadorit, dhe nuk do ta veshë as për këtë ndeshje. Mesfushori i Udineses kërkoi leje nga trajneri Roberto Mancini për të lënë grumbullimin për arsye familjare. Mancini shpjegoi se e besonte Zaniolon dhe donte të verifikonte gjendjen e tij fizike me idenë ta aktivizonte si titullar kundër Francës, por i dërgoi edhe një mesazh futbollistit: “Koha kalon dhe nuk je më i ri, vjen momenti ku duhet të jesh vendimtar”.
Ndalja e Zaniolos ka ndikime edhe në strukturën e stërvitjeve dhe përshtatjen e roleve në repartin sulmues. Më parë, Mancini kishte punuar me Sebastiano Espositon mes sulmuesve të krahut të majtë, por pas largimit të Zaniolos, sulmuesi i Sassuolos u spostua në krahun tjetër. Për të mbuluar pozicionet e korsive janë konsideruar gjithashtu Vergara dhe Liberali si alternativa. Lëvizja tregonte gatishmërinë e stafit teknik për të rishikuar kombinimet në sulm pas mungesës së Zaniolos.
Mancini ende nuk ka dhënë provat përfundimtare për formacionin, por një nga skenarët më të besueshëm duket treshja sulmuese me Sebastiano Espositon (ose Vergarën) në të djathtë, Pio Espositon në qendër dhe Cambiaghinë në të majtë. Cisse është përdorur kryesisht si alternativë e qendërsulmuesit, duke luajtur në vend të Pio Espositos dhe Scamaccas. Janë ende për t’u përcaktuar dy pozicione kyçe: se cili do të luajë si mesfushor krahu, me Barellan dhe Doumbian që duken në avantazh, dhe cili do të jetë sulmuesi i djathtë, me Sebastiano Espositon të preferuar ndaj Vergarës.
Stërvitja e fundit dhe ushtrimet mbi goditjet standarde priten të heqin dyshimet e fundit lidhur me formacionin për ndeshjen kundër Francës. Top Channel.
