Emri i tij nuk do të harrohet kurrë, Egnatia nderon kujtimin e Raphael Dwamenës
Kanë kaluar tre vite nga humbja tragjike e Raphael Dwamenës, por kujtimi i tij vazhdon të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe ndanë momente të veçanta me të.
Klubi i KF Egnatias ka kujtuar me një dedikim prekës ish-futbollistin, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij. Përmes një mesazhi emocionues, klubi rrogozhinas shpreh respektin dhe mirënjohjen për Dwamenën, i cili la pas një kujtim të paharrueshëm.
Fusha e blertë ishte vendi ku ai dhuronte pasionin e tij për futbollin, por fatkeqësisht aty mbeti edhe kujtimi i një prej momenteve më të dhimbshme për futbollin shqiptar.
“Përgjithmonë, KF Egnatia do të përkulet me respekt dhe nderim përpara kujtimit tënd. Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!”
Tre vite më vonë, emri i Raphael Dwamenës vazhdon të kujtohet me dashuri dhe respekt.
U prehsh në paqe, Raphael Dwamena!




