Ambasadorja franceze Catherine Suard ka dënuar dhunën në protestat në Shqipëri. Gjatë një aktiviteti në Korçë për një ekspozite me foto të Luftës së Parë Botërore, ajo u pyet nëse ka ngjashmëri mes protestave në vendin e saj dhe në Shqipëri.

Ambasadorja refuzoi të komentonte, por shprehu qëndrimin kundër dhunës, për të dyja vendet.

-A janë protestat e njëjta në Francë dhe në Shqipëri, kanë ngjashmëri?

Ambasadorja Catherine Suard: Nuk dëshiroj të bëj komente. Por si në Francë dhe në Shqipëri, ne dënojmë në mënyrë të veçantë aktet e dhunshme.

Qëndrimi i ambasadores është reflektuar edhe nga diplomatë të tjerë e vendet perëndimore të cilat janë shprehur se “dhuna nuk ka vend në protesta” dhe kanë bërë thirrje për dialog.