• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

by A. Q
11/11/2026 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Gjatë intervistës, Beqiri ka folur për atë që e cilësoi si një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronës shtetërore, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte vënë në lëvizje të gjithë zinxhirin institucional për ta kthyer procesin në një fakt të kryer.

Sipas avokatit, bëhet fjalë për 31 mijë metra katrorë truall, të cilat, sipas tij, i janë marrë shtetit shqiptar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i janë kthyer dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, si dhe personave të tjerë të paraqitur si bashkëpronarë.

Beqiri pretendoi se prona kishte qenë shtetërore, pasi ish-pronarët e saj ishin shpronësuar gjatë periudhës së pushtimit fashist, në vitet 1939-1942, duke marrë edhe kompensimin përkatës. Sipas tij, pas përfundimit të luftës, trualli kishte mbetur pronë e shtetit shqiptar si reparacion lufte.

Avokati u ndal edhe te mënyra se si, sipas tij, u vu në lëvizje administrata shtetërore gjatë kohës kur Sali Berisha mbante postin e kryeministrit. Ai përmendi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mbrojtjes, administratën e Këshillit të Ministrave, si dhe struktura të tjera qeveritare.

“Ne kemi folur faktikisht për ë gjithë zinxhirin që arriti t’i marr shqiptarëve 31 mijë metër katrorë tokë të kompleksit të Partizanit, truall, i cili faktikisht ishte një pronë shtetërore edhe kemi theksuar që ë ishte pronë shtetërore sepse ish-pronarët e saj në periudhën  e pushtimit fashist në vitin ‘39 deri në vitin ‘42 ishin shpronësuar dhe kishin marrë lekët për atë pronë se aty do të ndërtohej fusha e aviacionit për fashistët dhe ata pastaj domethënë mbasi e kishin paguar atë shumë kur humbën luftën ajo ngeli si reparacion lufte dhe ishte pronë e shtetit shqiptar dhe faktikisht me akte me dokumente të falsifikuara ky truall iu kthye dhëndrit të Sali Berishës edhe bashkëpronarëve të tjerë që u sajuan domethënë, trashëgimtarë të tjerë të familjes së tij.

Kemi theksuar njëkohësisht edhe gjithë procedurën se si u zbatua, çfarë procedure u zbatua duke qenë kryeministër domethënë Sali Berisha, vjehrri i Jamarbër Malltezit dhe që si vuri në lëvizje Berisha gjithë administratën e shtetit, por dhe institucionet e rëndësishme të saj, sikurse ishte Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe gjithë administratën e Këshillit Ministrave, sekretarin e përgjithshëm të saj në atë kohë ishte Gjergj Lezhja apo edhe struktura të tjera siç ishte ajo e antikorrupsionit, Këshillin e Ministrave që drejtonte Oerd Bylykbashi e të tjerë. Pra i vuri të gjithë këta në shërbim të grabitjes së kësaj pasurie të shqiptarëve”, tha ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In