Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person për 12 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë shtetas të Turqisë, të dyshuar për sulm fizik dhe privim të kundërligjshëm të lirisë së një personi në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 3 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha”, ku pesë persona të dyshuar fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas, me forcë, e kishin futur në një automjet të tipit “pick-up”.

Policia ka bërë të ditur se kishte pranuar një video-incizim përmes kanaleve operative dhe menjëherë kishte nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe personave të përfshirë.

Më 4 nëntor është identifikuar viktima, shtetas i Turqisë, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se pas sulmit, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, më 03.11.2026, përmes kanaleve operative ka pranuar një video-incizim lidhur me një rast sulmi fizik, ku pesë persona të dyshuar, të panjohur në atë moment, kanë sulmuar një person dhe më pas, me forcë, e kanë futur në një automjet të tipit “pick-up”, derisa viktima ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e viktimës. Më 04.11.2026 është identifikuar viktima, shtetas i Republikës së Turqisë.
Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, nga i cili kishte pësuar lëndime të shumta trupore edhe me mjet të prehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë. Sipas deklarimeve të tij, të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që ishte duke i kryer në një objekt banesor në Prizren.
Që nga dita e pranimit të informacionit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë zhvilluar hetime intensive, si rezultat i të cilave, më 09 dhe 10 nëntor 2026, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar pesë (5) persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Turqisë.
Automjeti i përdorur në rast gjithashtu është gjet dhe është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren, ndërsa ndaj pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti mbetet në hetim për veprat penale:
1. Shtrëngim;
2. Privim i kundërligjshëm i lirisë;
3. Lëndim i lehtë trupor.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, nuk do të tolerojë në asnjë rast që qytetarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes vetëgjyqësisë, shtrëngimit apo përdorimit të forcës në çfarëdo forme. Çdo veprim i tillë do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika