Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Arsyeja e thirrjes së saj në organin e akuzës ka të bëjë me një çështje të lidhur me zgjedhjet.
Të lidhura
None found
Dosja, sipas raportimit, ka mbërritur në SPAK nga Prokuroria e Elbasanit.
Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka akuzuar vazhdimisht deputeten socialiste të qarkut të Elbasanit se e ka siguruar mandatin përmes mbështetjes nga krimi i organizuar.
Sara Mila, doli deputete nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.








