Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.
Fillimisht u dyshua se të asfiksuarit ishin çifti i bashkëshortëve Kola, pronarë të banesës dhe të furrës së bukës, por të dhënat e fundit bëjnë me dije se viktima të kësaj ngjarjeje janë Aleksandër Kola, 62 vjeç, pronar i aktivitetit, dhe Ilir Hysi, 55 vjeç, punëtor dhe i afërm i familjes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, kur në ambientet e furrës dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi. Pas konstatimit të situatës, në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, të cilat transportuan me urgjencë dy të asfiksuarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Ata po marrin ndihmë mjekësore nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa sipas të dhënave paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Top Channel