Blushi debat me Peleshin dhe Ballën ne Konferencën e Kryetarëve: Tërhiqni urgjentisht aktet normative për ligjerimin e dhunës ndaj...

Blushi debat me Peleshin dhe Ballën ne Konferencën e Kryetarëve: Tërhiqni urgjentisht aktet normative për ligjerimin e dhunës ndaj...

09:41, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shoqëruar me përplasje Konferenca e Kryetarëve mes opozitës dhe pozitës, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përballur me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Blushi kërkoi tërheqjen urgjente të akteve normative që, sipas tij, synojnë të ligjërojnë dhunën shtetërore ndaj studentëve protestues. Ai akuzoi mazhorancën se kërkon të qeverisë përmes dhunës, shkopinjve dhe plumbave të gomës, ndërsa paralajmëroi se Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të vendimeve të qeverisë. Debati u ashpërsua edhe me Taulant Ballën, të cilin Blushi e akuzoi për mbrojtjen e interesave të klaneve kriminale, duke kërkuar njëkohësisht hapjen 100% të listave, qeveri teknike dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Debatet:

Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se doni të vazhdoni të qeverisni nëpërmjet dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore.

Kryeaxhenda e këtij Kuvendi nuk mund të jetë dhuna, por kërkesat legjitime të studentëve. Dhunën po e dënojnë edhe eurodeputetët, ndërsa Kryetari memec i Kuvendit nuk reagon. Po dëshmoni jo vetëm se jeni përgjegjës për krizën, por edhe nxitës të përshkallëzimit të saj

Futja e akteve normative dëshmon natyrën kriminale të kësaj shumice që kërkon të qeverisë me shkopinj e plumba gome.

Me qëndrimin tënd për Reformën Zgjedhore provove se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Blushi - Ballës: Ti je një provokator i ulët që mbron në këtë Kuvend interesat e klaneve kriminale. Kryeaxhenda e Komisionit të Reformës të jetë vetëm hapja 100% e listave, Qeveria Teknike dhe President nga populli. Boll më me deputetë të emëruar nga kryetarët e partive, duhet t'i zgjedhë populli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco