Spanja i kërkon TikTok-ut pezullimin e platformës deri në pastrimin e plotë të përmbajtjeve të paligjshme

11 Nëntor 2026 | 08:18

Qeveria spanjolle i ka kërkuar TikTok-ut të pezullojë funksionimin e platformës në Spanjë derisa të fshijë të gjithë përmbajtjen që lidhet me abuzimin seksual të fëmijëve, siç bëri të ditur të mërkurën, pas publikimit të një investigimi mediatik që evidentoi 1.183 postime me përmbajtje të papërshtatshme në platformë, të cilat kishin grumbulluar miliona shikime.

Ministrja e Rinisë, Sira Rego, ministria e së cilës nuk ka kompetencën e drejtpërdrejtë për të ndaluar platformën në Spanjë, u ka bërë thirrje autoriteteve të prokurorisë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave që të ndërmarrin masa ndaj rrjetit social, sipas një njoftimi të ministrisë.

“Rrjetet sociale nuk mund të jenë një territor pa ligj”, theksoi Rego.

Kjo kërkesë vjen disa muaj pasi qeveria e Pedro Sánchez kërkoi nisjen e një hetimi ndaj platformave X, Meta dhe TikTok, me akuzën se ato shpërndajnë materiale që paraqesin abuzim seksual të fëmijëve, të krijuara përmes përdorimit të inteligjencës artificiale. Ndërkohë, autoritetet rregullatore evropiane po shtojnë kontrollet ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë për përmbajtjet e dëmshme dhe të paligjshme.

TikTok nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për koment lidhur me këtë çështje.

Organizata jofitimprurëse spanjolle e verifikimit të fakteve, Maldita.es, publikoi dje një investigim, i cili zbuloi se videot me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve ishin parë në platformë të paktën 48 milionë herë, ndërsa më shumë se 26.000 profile kishin komentuar dhe shpërndarë këto materiale.

Mbrëmjen e djeshme, organizata publikoi një investigim shtesë, ku bëri të ditur se TikTok kishte kufizuar dy nga termat e kërkimit, të cilët investigimi i Maldita.es i kishte identifikuar si mënyra përmes të cilave përdoruesit në Spanjë mund të gjenin përmbajtje që lidhet me abuzimin seksual të fëmijëve. Megjithatë, kërkimet e kryera nga vende të tjera evropiane vijojnë të çojnë drejt të njëjtës përmbajtje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Familja Kennedy padit administratën Trump, kërkon bllokimin e “Harkut të Triumfit”: Lë në hije varrin e të afërmit tonë

Nëntë anëtarë të familjes Kennedy kanë paditur administratën Trump, duke i kërkuar një gjykatësi federal të bllokojë planin e presidentit për të ndërtuar një “Harkun...
08:13 | 11/11/2026

Dhoma e Përfaqësuesve ndalon për momentin nismën për shkarkimin e Hegseth nga detyra e Sekretarit të Mbrojtjes

Një përpjekje për të shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, duke e akuzuar atë për luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, ka...
08:07 | 11/11/2026

I rekrutuar nga Rusia, Ukraina: Kemi kapur të burgosurin e parë indonezian të luftës

Ukraina njoftoi se ka kapur të burgosurin e parë indonezian të luftës, mes asaj që e quan një rritje të rekrutimit nga Rusia nga ky...
08:04 | 11/11/2026