Modelja e njohur, Bella Hadid, ka nxitur thashethemet për një romancë të re, pasi është shfaqur në krahët e një mashkulli gjatë një ndeshjeje hokeji në Denver.

Më 7 nëntor, 30-vjeçarja u fotografua së bashku me Nathan Lacy, një kauboj nga Kolorado, i cili punon në fermën familjare.


Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pasi në një video të publikuar nga NHL dhe klubi Colorado Avalanche, Lacy shihej duke e mbajtur modelen për këmbën, teksa ajo ndiqte ndeshjen nga tribunat.

Tri ditë më vonë, Hadid publikoi në Instagram disa fotografi nga mbrëmja sportive, ku të dy shfaqeshin të veshur me fanella hokeji dhe të përqafuar, duke e shtuar edhe më shumë kureshtjen për raportin e tyre.

Ndërkohë, modelja ka tërhequr vëmendje edhe me ndryshimin në pamje, duke u shfaqur me flokë në ngjyrë bionde platini.

Bella zakonisht e mban jetën private larg syrit të publikut.

Para këtyre dyshimeve të reja, ajo ishte në një lidhje me kalorësin profesionist Adan Banuelos, derisa më herët kishte qenë në romancë me drejtorin kreativ Marc Kalman dhe këngëtarin The Weeknd.

Në vitin 2022, gjatë një paraqitjeje në podcast-in “VS Voices”, Hadid kishte folur hapur për vështirësitë që kishte përjetuar në marrëdhëniet personale, duke treguar se shpesh ishte rikthyer te persona që e kishin keqtrajtuar.

Ajo theksoi se psikoterapia, meditimi dhe distancimi nga rrjetet sociale e kishin ndihmuar të vendoste kufij më të shëndetshëm në jetën e saj. /Telegrafi/