• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

by Bota Bota
November 10, 2026
in Aktualitet, Kronikë
“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka dhënë detaje mbi organizimin dhe aktivitetin e një grupi kriminal, duke u ndalur te roli i Franc Çopjas dhe dhe Ervis Çela, që SPAK i akuzon si si drejtues të organizatës që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ndërsa pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.

E ftuar në emisionin “Opinion”, në TV Klan, Lala thotë se në organizatën e përmendur, një prej personave kryesorë është Ervis Çela, i cili nuk ishte bërë i njohur për autoritetet deri në momentin e arrestimit në Qeparo.

Gazetarja u ndal edhe te përplasjet e përgjakshme mes Franc Çopjas dhe Erion Alibejt, duke shpjeguar se konflikti mes tyre nisi për çështje të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe. Përplasjet kulmuan me masakrën e Bradasheshit dhe më pas vijuan me një seri vrasjesh.

Lala zbuloi gjithashtu detaje nga mënyra se si grupi menaxhonte paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ajo tregoi se në një moment, grupit i ishte prishur makina e numërimit të parave dhe anëtarët kishin kërkuar një tjetër pajisje për t’i numëruar ato, detaj që, sipas saj, ndodhet edhe në dosjen hetimore.

Një tjetër element i veçantë që përmendi gazetarja ishte përdorimi i kriptomonedhave dhe lingotave të arit. Sipas saj, Franc Çopja ishte i pari që futi këto forma të ruajtjes së pasurisë në aktivitetin e grupit kriminal. Ajo theksoi se për herë të parë, lingotat e arit ishin groposur në ullishte.

Ndërkohë, pasuria e sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj këtij grupi kriminal kap vlerën e 9.2 milionë eurove.

“ Në këtë organizatë që ju nxorët, kryesori është Ervis Çela. Francë Çopja ka një sërë vrasjesh në përballjen me Erjon Alibej, që është kreu i një grupimi kriminal. Konflikti nisi për çështjet e drogës në Britaninë e Madhe, ndodhi masakra e Bradasheshit dhe më pas u bë sërish seri vrasjesh. Ndërkohë, Ervis Çela nuk është njohur deri në ditën kur është arrestuar në Qeparo, sepse ai kishte jetuar 25 vjet në Paraguai.

Ore, këtu ka një problem. Atyre u prishet makina e numërimit të parave dhe kanë kërkuar një makinë për t’i numëruar. Këtë e ke në dosje. Franc Çopja është i pari që futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit. Këta, për herë të parë, i groposën në ullinj. Pasuria e sekuestruar është 9.2 milionë euro.”, tha ajo.

Tags: Franc Çopja
Previous Post

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

November 10, 2026
Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

November 10, 2026
Prosti*ucion në zemër të Tiranës/ Zbulohen dy apartamente ku ofroheshin shërbime sek*uale

Prosti*ucion në zemër të Tiranës/ Zbulohen dy apartamente ku ofroheshin shërbime sek*uale

November 10, 2026
Dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë/ Arrestohet ushtari i lartë amerikan në Britani, në hetim edhe kazermat e NATO-s

Dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë/ Arrestohet ushtari i lartë amerikan në Britani, në hetim edhe kazermat e NATO-s

November 10, 2026
Makina përplas këmbësorin në hyrje të Terminalit të Sarandës, 31-vjeçari përfundon në spital

Makina përplas këmbësorin në hyrje të Terminalit të Sarandës, 31-vjeçari përfundon në spital

November 10, 2026
Ligj për mbrojtjen e protestuesve! Pas paketës anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive: Mbrohen kritikët dhe media

Ligj për mbrojtjen e protestuesve! Pas paketës anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive: Mbrohen kritikët dhe media

November 10, 2026
Imuniteti i Ballukut dhe protestat në Shqipëri, Gahler: Qeveria teknike mund të rikthejë besimi

Imuniteti i Ballukut dhe protestat në Shqipëri, Gahler: Qeveria teknike mund të rikthejë besimi

November 10, 2026
“2030-ta nuk është më e sigurt”/ Rama per integrimin në BE: Nuk premtoj dot asgjë!

“2030-ta nuk është më e sigurt”/ Rama per integrimin në BE: Nuk premtoj dot asgjë!

November 10, 2026
Refuzojnë dialogun me Ramën, protestuesit nuk largohen nga bulevardi

Refuzojnë dialogun me Ramën, protestuesit nuk largohen nga bulevardi

November 10, 2026
Alarm për motin e keq në Europë, Shqipëria përfshihet nga stuhia të premten

Alarm për motin e keq në Europë, Shqipëria përfshihet nga stuhia të premten

November 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL