Personi që shihni në foto është Luka Beqiraj, 39-vjeçari shqiptar nga Vlora, i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes, në Spanjë.
Pas publikimit të identitetit të tij, të dhënat e arkivuara në mediat shqiptare zbulojnë edhe të kaluarën e Beqirajt, emri i të cilit është përmendur në një dosje të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas gazetarit Elton Qyno, në shkurt të vitit 2019, ai u arrestua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane Në raportimet e kohës, Beqiraj, atëherë 32 vjeç, njihej edhe me emrin Kriols.
Operacioni goditi disa grupe të dyshuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan sasi të mëdha kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike. Në janar të vitit 2020, mediat raportuan se Gjykata e Leçes e kishte dënuar Beqirajn me 4 vite e 6 muaj burg dhe një gjobë prej 24 mijë eurosh.
Ndërkohë, në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua disa herë teksa ndodhej në tarracën e një lokali pranë kompleksit sportiv Playa Flamenca Sport Club. Sipas raportimeve, autori mbërriti me një monopatinë elektrike, hapi zjarr në drejtim të shqiptarit dhe u largua menjëherë me të njëjtin mjet.
Hetimet po drejtohen nga Guardia Civil, ndërsa autori vijon të jetë në arrati. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin zyrtar të vrasjes. Pista e larjes së hesapeve mbetet një nga dyshimet e raportuara, por ende e pakonfirmuar.
© SYRI.net
Vrasja e biznesmenit italian, akuza për Kamber Sulçajn u zbut në tronditje të fortë psikike, prokurorja transferohet në Durrës
Larje hesapesh/ Ekzekutohet në një lokal shqiptari në Spanjë, autori ikën me monopatinë elektrike
Automjeti përplaset me motoçikletën në Gjirokastër-Kakavijë, ndërron jetë drejtuesi i motorit