Makina përplas këmbësorët në Los Angeles, 3 viktima dhe 3 të plagosur rëndë (VIDEO)
Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me këmbësorët pranë një stacioni autobusi dhe hyrjeje metroje në zonën e Hollywood-it Verior në SHBA. Mjeti thuhet gjithashtu se goditi një tezgë ushqimorE, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Incidenti ndodhi të martën në North Lankershim Avenue, në një kryqëzim të ngarkuar në zonë. Sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, një SUV i bardhë përplasi këmbësorët, duke vrarë tre persona. Zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD) që mbërritën në vendngjarje zbuluan se tre viktimat kishin pësuar lëndime fatale dhe nuk mund të ndihmoheshin.
Tre persona të tjerë u dërguan në spitalet e zonës në gjendje kritike, sipas Departamentit të Zjarrfikësve. Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi devijimin e automjetit drejt këmbësorëve.
Pse udhëheqësit kryesorë të BE-së po e anashkalojnë Samitin e Liderëve COP31?
Sulme me dronë në Rusi, porti i Ust-Lugës në flakë (VIDEO)
Presidenti i ri i Paraguait: Do të rikuperojmë fondet e pensioneve që janë në rrezik për shkak të krizës
- 07:43 Pse udhëheqësit kryesorë të BE-së po e anashkalojnë Samitin e Liderëve COP31?
- 07:35 Sulme me dronë në Rusi, porti i Ust-Lugës në flakë (VIDEO)
- 07:27 Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
- 07:21 Presidenti i ri i Paraguait: Do të rikuperojmë fondet e pensioneve që janë në rrezik për shkak të krizës
- 22:22 Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë
- 22:21 Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit