Gazetari Elvi Fundo, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u ndal te hetimet ndaj Erion Veliaj, duke zbuluar se ka edhe hetimet të tjera, veç atyre për të cilat sot ndodhet në paraburgim dhe pret gjykimin.
“Si ka mundësi ky njeri në 14 muaj nuk shkon të gjykohet? Ndërkohë që sot që flasim, disa letërporosi janë kthyer, janë gjetur në kompjuterat e bashkëshortes së tij, materiale që e lidhin me çështjen e inceneratorëve.
Ka një dosje që është fraksion, dosje e të vëllait të Velaijt, paratë e reklamave, pra për Arbër Veliaj, reklamat, të ardhurat, shpenzimet. Ja një rast flagrant për eventet në sheshe të kryeqytetit. Një event jepej me qira, vendoseshin led wallet e reklamave, shkruhej 10m2 me 2 euro paguhet 20 euro, por atje vendoeshin 500 metër katrorë dhe në finale kanë reklamuar kompanitë e Arbër Veliajt. Pra ka çështje për reklamat.
Nga ana tjetër, përveç të vëllait, te një fraksion, ka rezultuar se në kompjuterin e zonjës Xoxa, janë gjetur dokumenta që lidhen me çështjen e inceneratorit, kompania Mega Albania, që vjen nga Gjirokastra, gjeneza e Eco Albania, historia e landifllit. Më pas bëhet Eco Tirana, e ble Mërtiri. Rezulton se personat që kanë bërë letrat, janë studiot e Ajola Xoxës, Naureda Llagamit, Plarent Ndrecës. Në dijeninë time janë pyetur.
Veliaj me zë dhe figurë ka thënë kam kërkuar iceneratorin dhe ka bërë videot atje.
Tjetra, çështja e udhëtimeve, që u tha si qesharake. Sipas të dhënave, rezulton se në 450 ditë në vit, Veliaj rreth 240 ditë nuk ka qenë fare në Shqipëri. Ky që thotë më nxirrni se dua të shkoj në punë, rri jashtë.
Ka vajtje jashte vendit në hotele luksoze me qërndrime të gjata dhe shpenzime të padeklaruara.
Ka shkuar në Francë, Itali, ka ngrënë ka pirë, shpenzimet 5 apo 10 mijë euro… Ka çështje penale edhe për punën e shpenzimeve. Nuk dihet kush i ka paguar, por janë gjurmuar dhe shumë shpejt…
Ka edhe një lajm sot është mbyllur gjyqi për tetë personat, bashkëpunëtor të Veliajt. Ata që janë pjesë e dosjes Veliaj. Janë tetë persona dhe tre shpk. Nëse do të ketë persona të dënuar, persona me akuza për korrupsion aktiv, Veliaj do të ketë akuza të provuara me vendim gjykate”, tha ndër të tjera Fundo
