Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Italisë dhe njëherit mundësinë për të kaluar në raundin elitar nëpërmjet vendit të parë.
“Dardanët” pësuan 3:0 të martën mbrëma në Barletta të Italisë.
Ishte ndeshja e tretë për Kosovën në Grupin 10 të raundit kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.
Kosova kishte humbur nga Italia 4:3 të premten e kaluar në Prishtinë.
Të martën, Italia dy gola i shënoi në pjesën e parë.
Edhe
Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë
Golin e parë e shënoi Gabriel Motta, të dytin Antonio Molaro, kurse të tretin Maurizio Silvestri.
Kosova ka një fitore në këtë raund kualifikues, ndaj Gjeorgjisë.
Italia i prin grupit me nëntë pikë. Kosova mbetet në vendin e dytë me tri pikë, kurse Gjerogjia është në pozitën e fundit, pa pikë. Kosova tani është pa gjasa për vendin e parë. I mbetet të luftojë për vendin e dytë.
Ndeshjen e pare lojtarët e Kosovës e fituan ndaj Gjeorgjisë.
Kundër Gjeorgjisë, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje më 24 shkurt.
Gjeorgjia do të luajë edhe me Italinë.
Edhe
Futsall, Kosova mposhtet nga Italia
Vetëm fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të dytë kalojnë direkt në raundin elitar.
Tetë përfaqësueset e tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin tutje nëpërmjet plejofit. Vetëm katër prej tyre avancojnë në raundin e fundit të kualifikimeve.
Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, në raundin preliminar e fitoi grupin ku ishin edhe Mali i Zi, Austria dhe Gjibraltari.
Mbyllet pjesa e parë, Kosova po humb 2:0
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall i ka pësuar dy gola nga Italia në pjesën e parë të ndeshjes së tretë të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.
Ndeshja po luhet në Barletta të Italisë.
Edhe
Futsall, Kosova gati për duelin me dy herë kampionen e Evropës
Golin e parë për italianët e shënoi Gabriel Motta, kurse të dytin Antonio Molaro.
Të premten e kaluar, lojtarët e Kosovës në futsall pësuan disfatë nga Italia në Prishtinë me rezultatin 4:3.