Mauricio Pochettino është i interesuar të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, në rast se i jepet mundësia të largohet nga posti i përzgjedhësit të Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan të martën “The Guardian”.
Edhe drejtuesit e Unitedit e shohin argjentinasin si një prej kandidatëve për pozitën e trajnerit.
Unitedi pritet të ndahet me trajnerin Michael Carrick, pas rezultateve negative në Premier League.
54-vjeçari Pochettino ka një klauzolë lirimi në kontratën me amerikanët, prej rreth 10 milionë dollarësh.
Kjo shumë mund të rritet nëse Unitedi dëshiron të angazhojë edhe stafin e tij teknik, përfshirë ndihmësin Jesus Perez.
Pochettino mori drejtimin e SHBA-së në vitin 2024 dhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 vazhdoi bashkëpunimin me federatën amerikane, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Edhe
Dy kërkesat e Contes për ta marrë drejtimin e Unitedit
Unitedi ka tetë ndeshje radhazi pa fitore në kampionatin anglez.
“Djajtë e Kuq” në total kanë një fitore, pesë barazime dhe katër humbje.