Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

James Hill merr ftesë nga Anglia

James Hill

Mbrojtësi i Bournemouthit, James Hill, është ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Anglisë. 

24-vjeçari i bashkohet Anglisë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Ai ka marrë ftesën pas paraqitjeve të mira me fanellën e Bournemouthit.

Mbrojtësi është përfshirë në listën e selektorit Thomas Tuchel për ta zëvendësuar Ezri Konsan, i cili nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së enjtes kundër Kroacisë.

Hill po kalon formë të mirë te Bournemouthi, ku është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës. 

Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier Leagues këtë edicion. 

Edhe Dan Burn zëvendëson Guehin tek Anglia Futboll Dan Burn zëvendëson Guehin tek Anglia

Qendërmbrojtësi Hill ka luajtur më herët për grupmoshat U20 dhe U21.

Hill është lojtari i dytë i shtuar në listën e Anglisë, pas Dan Burnit i cili u ftua pas largimit të Marc Guehit nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Anglia pas Kroacisë do të luajë në udhëtim ndaj Spanjës të dielën.