Debati për buxhetin dhe pensionet ka shkaktuar përplasje mes deputetes së PS-së, Milva Ekonomi, dhe anëtarit të Kryesisë së PD-së, Dorian Teliti.
Në studion e A2 CNN, Teliti kundërshtoi pretendimet e qeverisë për dyfishimin e fondeve për pensionet, duke i cilësuar ato si mashtrim dhe duke vënë përballë shifrave të propaganduara nga qeveria nevojat reale të pensionistëve.
“Fondi total i pensioneve është 2 miliardë euro. Këto 2 miliardë euro shtesë ku janë? Se s'po i shoh asgjëkundi. Këtë vit bonus plus indeksim është 240 milionë. Vitin që vjen sipas parashikimit tuaj është 340 milionë euro. Pas dy vitesh në 2029 thoni ju 440 milionë euro. Ndërkohë të duhen 2 miliardë, të duhen pesë herë më tepër. Jeni pesë herë më tepër në mashtrim sesa realiteti”, deklaroi Teliti.
Ai akuzoi qeverinë se po i zhvat shqiptarët dhe po u rrit kostot e jetesës, ndërsa pensionistët i ka lënë në kushte të vështira ekonomike, ku edhe blerja e ushqimeve bazë është kthyer në një sfidë. Teliti solli si shembull pensionistët që detyrohen të blejnë produkte me çmim të ulët dhe bukën e një dite më parë, për shkak të pamundësisë ekonomike.
“Pensionistin e keni në zgrip, e keni parë pensionisti kur shkojnë blejnë gjysmë kg djathë nga ai 4 mijë lekëshi, më i lodhuri fare, blejnë bukën e djeshme, bukën e ftohtë, atë që është me gjysmë çmimi. Po të ishin kaq mirë shqiptarët, nuk do kishe nevojë të ulje TVSH-në. Ju po i zgrapni. Ju i keni zgrapur shqiptarët. Po i hiqni vetëm TVSH-në. Po ulni TVSH-në për 54 produkte, që s'ka për të pasur dhe ajo fatkeqësisht efekt, se ke konkurrencë të pandershme në treg. Ke importues dhe në anë tjetër po i rrisni çdo kosto tjetër jetesës. Po rritet karburanti, po rritet energjia, po rritet uji”, u shpreh përfaqësuesi i PD-së.
© SYRI.net
‘Lamtumirë…! Uroj që tani të jesh në përqafimin e babës…’/ Bardh Spahia mesazh prekës për humbjen e nënës
‘Opozita të dëgjohet’/ Eurodeputeti i EPP-së-Ramës: Luftë korrupsionit, drejtësi e pavarur, liria e medias…
‘Duhet larguar Rama’/ Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzon propagandën! Brukseli kërkon zgjedhje të lira