Aktakuzë në SHBA ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani, akuzohen për përfshirje në gati 20 komplotet terroriste në Evropë dhe Amerikë
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka ngritur akuzë ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani për rolin e tyre të drejtpërdrejtë në organizimin e gati 20 sulmeve terroriste dhe tentativave për sulme në Evropë dhe në SHBA.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga personat kryesorë të paditur është Mohammad Dawood Al-Saadi. Hetuesit amerikanë bëjnë me dije se Al-Saadi dyshohet se ka drejtuar nga brenda një qelie burgu në Nju Jork komplotin e dështuar për të sulmuar bazën ajrore britanike RAF Fairford, vend ku ishin stacionuar bombarduesit strategjikë B-1 të përdorur nga ushtria amerikane gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit.
Lidhur me ngritjen e aktakuzës, Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche përcolli një mesazh të prerë mbi mbrojtjen e personelit ushtarak dhe infrastrukturës së sigurisë. Blanche deklaroi se “kushdo që planifikon një komplot terrorist kundër një baze ushtarake që strehon anëtarë të ushtrisë amerikane do të ndiqet penalisht”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



