Pacolli njofton komision të ri për mbikëqyrjen e odave të arkitektëve dhe inxhinierëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar krijimin e Komisionit të ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës.

Sipas Pacollit, komisioni do të ndihmojë në forcimin e kontrollit ndaj odave profesionale dhe në sigurimin e një reagimi institucional në kohë kur lind nevoja. Ministria synon gjithashtu të rrisë bashkëpunimin dhe llogaridhënien, si dhe të parandalojë incidentet në vendpunishte e kantiere ndërtimi.

Të lidhura

None found

Ministrja ka theksuar se incidentet e përsëritura në ndërtimtari, sidomos kur lidhen me papërgjegjësi profesionale, duhet të sjellin llogaridhënie dhe përgjegjësi ligjore, në vend që të kalojnë pa pasoja.

Mbështetja financiare për të dy odat ka vijuar gjatë vitit 2026 dhe është planifikuar edhe për vitin 2027. Pacolli ka bërë të qartë se ajo shoqërohet me kërkesa për transparencë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete.

Ministria dhe dy odat profesionale, sipas saj, do të punojnë për ngritjen e standardeve, fuqizimin e profesioneve të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit dhe garantimin e përgjegjësisë profesionale. Pacolli u ka bërë thirrje profesionistëve dhe qytetarëve të bashkëpunojnë ngushtë me odat kur vërejnë se një projekt nuk përmbush standardet profesionale ose ligjet në fuqi.

Ajo ka theksuar se profesionalizmi duhet të jetë standard dhe llogaridhënia detyrim. Rastet e papërgjegjësisë profesionale, sipas ministres, nuk do të mbeten thjesht të evidentuara formalisht, por do të pasohen nga llogaridhënie dhe përgjegjësi konkrete.

Pacolli ka deklaruar se institucionet nuk do të presin ndodhjen e incidenteve për të reaguar. Përmes forcimit në kohë të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe parandalimit, synohet që profesionalizmi, respektimi i standardeve dhe llogaridhënia të jenë parime të panegociueshme në sektorin e ndërtimtarisë.


Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet