Askush nuk do ta besonte këtë histori! Nga një fëmijë i braktisur te perandoria Louis Vuitton Ylli i muzikës pop, Pink, do të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e saj, duke u bërë artistja e parë solo që do të performojë në skenën e famshme të Sphere në Las Vegas.
Për herë të parë, këngëtarja do të realizojë një rezidencë muzikore në këtë hapësirë gjigante argëtimi, me kapacitet prej 18 mijë spektatorësh, gjatë vjeshtës së vitit 2027.
Seria e koncerteve do të nisë më 29 shtator 2027, ndërsa shfaqjet e tjera janë planifikuar për datat 1, 2, 6, 8 dhe 9 tetor. Koncertet do të vijojnë më 27 dhe 29 tetor, ndërsa performanca përmbyllëse do të mbahet më 30 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë projekt, për të cilin tha se e kishte menduar prej vitesh.
“Kjo ide ka qenë duke u zier brenda meje për vite me radhë dhe më në fund mund ta ndaj me të gjithë ju”, shkroi Pink, duke zbuluar se për herë të parë po i jep një prej shfaqjeve të saj një shtëpi të përhershme.
Ajo i ftoi fansat që të bëhen pjesë e këtij spektakli, duke theksuar se mezi pret t’i mirëpresë në koncertet e saj në vitin 2027.
Sipas The Hollywood Reporter, me këtë rezidencë Pink do të hyjë në histori si artistja e parë solo që ngjitet në skenën e Sphere. Ajo do të jetë gjithashtu performuesja e dytë femër që do të mbajë koncerte në këtë ambient, pas Gwen Stefani, e cila performoi me grupin No Doubt për 18 net gjatë verës.
Parashitja e biletave për koncertet e Pink do të nisë më 18 nëntor, ndërsa shitja e përgjithshme do të hapet dy ditë më vonë.
Këngëtarja do t’i bashkohet kështu një liste të njohur artistësh që kanë performuar ose kanë planifikuar koncerte në këtë hapësirë spektakolare, mes tyre John Mayer, Rush, Carín León dhe Metallica.
Top Channel