Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë.
Automjeti me targë mjeti me targa AB139YP me drejtues shtetasin Xh.I në momentin që ishte duke hyrë për në qytet, tek Terminali ka përplasur një këmbësor që ishte duke kaluar në rrugë.
Sipas informacionit i dëmtuari është identifikuar si Hysen Riad, 31 vjeç me origjinë egjiptiane, i cili gjendet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit, ku konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.
